Kryeministri Edi Rama ka sfiduar nga Gjirokstra të gjithë shqiptarët duke thënë se nuk ka asnjë mësues, infermier apo student që i është bërë padrejtësi gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij.
Rama tha se qeveria e tij ka bërë të mundur që të gjithë studentët të shkojnë në shkollë nëse e meritojnë dhe sipas atij nuk ndodh që vendin e studetnëve me prindër të thjeshtë ta marrë një djalë apo vajzë politikani.
“Le të çohet një mësuese nga veriu në jug dhe të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur partia tjetër dhe e ka larguar. Le të çohet një infermiere që të thotë të njëjtën. Gjë. Le të çohet një prind dhe të thotë djali/vajza ime e meritonte të shkonte në Universitet por ia mori vendin djali/vajza e deputetit. Asnje nuk mund të thotë, sepse këtë gjë e bëri të mundur partia socialiste e Shqipërisë. Nuk ka djalë politikani dhe deputeti që i zë vendin” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)