Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama s’e njeh fare por shqiptari i sapombërritur nga Amerika e befason me videon që i dërgon

Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqet një shqiptar i ardhur nga Amerika për të votuar enkas Partinë Socialiste në 25 qershor. Këtë e tregon edhe vetë shqiptari nëpërmjet një video-je. 

“Sapo kam ardhur nga Amerika enkas për të votuar Partinë Socialiste. Më e rëndësishme është e ardhmja e shqiptarëve sesa bileta që më ka kushtuar mua. Më datën 25 votoni numrin “2”, Partinë Socialiste”, shprehet qytetari duke treguar edhe biletat e avionit dhe dokumentet amerikane në këtë video. 

Por Rama sqaron se kjo video i ka mbërritur” WhatsApp” dhe nuk e njeh fare shqiptarin e ardhur nga Amerika.   “Sapo më mbërriti në Whatsap, nuk e njoh dërguesin! Me mirënjohje të thellë për të u lutem të gjithëve ta ndjekin jo vetëm videon, po edhe rrugën e tij të dielën”, shprehet Rama.

Vërtet të jetë i panjohur për Ramën i riu?! Të ketë marrë rrugën nga Amerika vetëm për të votuar në 25 qershor PS-në?!  Theksojmë që zgjedhjet janë vetëm pas tre ditëve. 

(J.V/Shuplaka)

 

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.