Kryeministri Edi Rama tha nga qyteti i Elbasanit, se dy projektet e rrugëve Tiranë-Elbasan dhe Qukës – Qafë Plloçë janë dy projekte skandalize
“Kemi trashëguar dy probleme të mëdha, dy gropa të mëdha. Rrugën Elbasan-Tiranë dhe rrugën Qukës – Qafë-Plloçë, dy projekte skandaloze, kontrata skandaloze dhe rritje kostosh skandaloze. Rruga të finalizohet brenda këtij viti, të hapet përfundimisht dhe të lidhet përfundimisht përmes kësaj rruge të re Elbasani dhe Tirana dhe të ecet më tutje me segmentin në Qafë-Plloçë që lidh Elbasanin me Korçën”, vijoi ai.
Rama foli edhe për aksin rrugor që lidh Elbasanin me Beratin.
“Po finalizohet një aks i ri rrugor i nisur në mandatin e parë, ai mes Elbasanit dhe Beratit duke bashkuar Cërrikun, Belshin, Urën Vajgurore dhe Kuçovën, që janë zona ku ka një zhvillim të vazhdueshëm bujqësor”, tha Kryeministri.
(M.Q/Faxweb)