Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në festën e organizuar nga Bashkia e Tiranës për të festuar çmimin e marrë pak ditë më parë në Barcelonë, për Sheshin Skënderbej.
Në fjalën e tij Rama i mëshoi shumë kritikave me të cilat ai është përballur në punën e tij, duke thënë se njerëzit nuk e kuptojnë të bukurën.
Për këtë ai ka treguar një histori të fundjavës në Vlorë, ku një burrë i ishte ankuar se tani gratë nuk i prisnin më si dikur në shtëpi, po në Lungomare.
‘’Kur qeshë këtë javë në Vlorë, një njeri që është me cepa më tha se na ke futur në hall. Më parë gratë na prisnin në shtëpi, ndërsa tani na e lënë takimin në Lungomare. Dhe ne jemi të detyruar tani që të mos rrimë më në shtëpi duke parë televizor, po të shkojmë pas grave dhe fëmijëve”, u shpreh Rama.
Rama tha më tej se në vendin tonë shumë njerëz kanë kërkuar që të pengojnë zhvillimin e vendit, dhe transformimin urban të qyteteve.
(E.K/FAXWEB.AL)