AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rama publikon pamjet e shkatërrimit, çfarë ndodhi mbrëmë në kryeqytet

Kryeministr Edi Rama në një postim në Facebook ka publikuar pamjet e shkatërrimit, të shkaktuara nga tërmeti 5.8 ballë i shkallës Rihter, i cili shkundi dje vendin.

Lëkundjet e tërmetit vijuan edhe gjatë mbrëmjes, ndërkohë që në mesnatë qevëria shvilloi një mbledhje urgjente.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama nxjerr edhe pamjet e grupeve të punës, të cilët kanë qenë në gatishmëri për t’iu dhënë ndihmën qytetarëve, të tmerruar nga lëkundjet e forta, një pjesë e të cilëve kanë kaluar dhe natën jashtë.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmet e shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë🙏”, shkruan Rama.

Ndërkaq kryeministri Edi Rama ka thirrur sot mbledhjen e grupit Parlamentar për shkak të situatës së rëndë nga tërmetet që goditën vendin.

Burime bëjnë me dije se mbledhja e grupit socialist do të nisë paraditen e sotme në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *