AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Rama po bashkëpunon me trafikantin e drogës”, Senida Mesi i përgjigjet Bashës: Po të ishe burrë…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh dje se Edi Rama po bashkëpunon me trafikantë të fuqishëm droge për të mbledhur votat në Shkodër, siç ishte sipas Bashës, Pëllumb Gjoka, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave.

Madje Basha nuk hezitoi dhe përmendi dëshminë e deputetes Senida Mesit duke deklaruar se: “Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.”

Kjo e fundit i është përgjigjur sot Bashës, duke u shprehur se: “Po të ishte burrë sdo kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë.”

“Mora vesh që Lulzim Basha, ka nevojë për mua për “kauzën e tij RAMA IK”, se normal edhe ato pak demokratikas që kishte i largoj dhe përmes “proçesverbalit” të mbledhjes së PS Shkodër të shkruar në zyrat e PD-së kërkon ndihmë.

Po të ishte burrë sdo kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë.

Po të ishte lider do të kishte gjetur vetë provat dhe do të kishte dërguar gjithë të fortët dhe trafikantët pas hekurave që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm.

Lulzim Basha, betejat e mija në jetë i kam bërë dhe do vazhdoj ti bëj vetë, me integritet dhe dinjitet. Po ti kur do i bësh i vetëm betejat e tuaja?

Lulzim Basha nëse do të bësh ndryshimin krijo besimin dhe parakushti është të thuash të vërtetën. Njerëzit mund të falin gabimet e mendjes por jo ato të shpirtit.

Nuk jam unë as shkaku e as problemi, shiko nga vetja dhe së paku të kuptosh një herë të vetme se loja jote jashtë sistemit ka vetëm një emër Dështim, ndërsa ai që sjell dështimin e ka një emër Dështak.”- shkruan deputetja.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *