Kryeministri Edi Rama ka përsëritur nga Korça referenin se opozita po ndikon në përhapjen e virusit, dhe se partia që ai drejton nuk do të bjerë në batakun e tyre.
Rama tha se Shqipëria rrezikon që të përsërit skenarin që ndodhi në Malin e Zi dhe në Kosovë, ku shifrat dhe vdekjet u rritën pas zgjedhjeve.
Rama:
Jemi një nga dy vendet e rajonit, që po bëjmë vaksinim masiv, dhe po garantojmë jetën e gjyshërve dhe gjysheve, pa ditur se kush janë dhe për kë votojnë. Nuk mundet që në një anë të vaksinojmë masiovisht, dhe nga ana tjetër të krijojmë vatra infektimi për i shfaqje elktorale, vatra që sjellin mbrapa halle të mëdha për të gjithë popullin.
Shikoni numrat e infektimeve në Kosovë dhe në Mal të Zi, dhe fatkeqësisht dhe numrat e jetëve të humbura, për shkak të marshimeve elektorale, ku humbën jetën disa nga organizatorët e këtyre tubimeve. Nuk e bëjmë dot ne një fushatë si njerëz, që përpara se të jemi politikanë jemi njerëz. Si mund të bëhemi ne lolo, kur kemi përballë një armik të padukshëm, kjo është e tmerrshme, siç është e rëndë, që ne kemi përballë një opopzitë, që bëhet me të keqen.
Bie një virus, bëhet mbi virusin, duke treguar gënjeshtra për rrezikun e vaksinave, kur arrijnë deri aty se njerëzit e kanë jhumbur jetën prej vaksinat. Nëse dikush ka një sëmundje tjetër, nuk është vaksina që e mbron, kjo është diçka që e gjithë bota e di, e gjithë bota e ka të qartë.
(E.K/Faxweb.al)