Kryeministri Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetaren Pranvera boraku gjatë një interviste ku po flitej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në një moment gazetarja i tha që Edi Rama i repsekton femrat. Në këtë moment Rama vendosi t’i bëjë leksione gazetares mbi fjalën femër duke i thënë që femra përdoret vetëm për kafshët, ndërsa njeriu ka gra dhe vajza.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Edi Rama i respekton femrat.
Rama: E para njëherë në këtë rast një këshillë. Femra është femra e qenit, e lepurit, e maces. Ka gra dhe vajza. Ka gra dhe vajza. Femra nuk duhet përdorur se e ul gjininë e bukur. Po flisja për opozitën time të brendshme. Po të dëgjonit ju ccfarë i them unë Edi Ramës me zë të lartë…
Gazetarja: Ccfarë note i vendos?
Rama: Këtë nuk ta them. Edi Rama opozitar është kërkuesi më i madh i Ramës kryeministër.
Gazetarja: Pse nuk e bën?
Rama: Ky është dallimi mes opozitës dhe qeverisë. Opozita është maksimizimi i asaj që mund të imagjinohet se duhet bërë dhe ka mundësinë ta thotë se duhet bërë. Ndërsa qeveria është ajo që mund të behet. Në opozitë shumë gjëra bëhen lehtë. Nuk është se Edi Rama kryeministër nuk përpiqet të bëjë maksimumin që i thotë Edi Rama opozitar.
(E.H/Faxweb.al)