Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama përfundon takimin me 3 ambasadorët kryesor në vend, del në komunikim të drejtpërdrejtë

Ka përfunduar vizita e ambasadorëve të vendeve kryesore të akredituar në Tiranë në selinë e qeverisë dhe mendohet të jenë takuar me kryeministrin Edi Rama. Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Peter Zingraf kanë dalë njëherësh nga godina e kryeministrisë ndërsa Rama është futur momentalisht në një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook.

Ai ka zbardhur edhe tematikat e takimit me diplomatët, ku vuri theksin tek reforma zgjedhore dhe domosdoshmërinë sipas tij për rifillimin e menjëhershëm të punës.

“Kemi qenë së bashku me disa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar me të cilët kemi ndarë shqetësimin për domosdoshmërinë e rifillimit të menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar. Kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që pa pritur e pa kujtuar janë mbërthyer nga pasioni për teatrin dhe faktikisht jemi në hapat e fundit, nëse duam të arrijmë që këtë reformë ta bëjmë funksionale në zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.

Ambasadorja Amerikane ka shprehur se sistemi danez mund të jetë i volitshëm për sistemin zgjedhor tonë si reformë. Rama ironizoi gjatë lidhjes me Euronews  se nuk e kishte dëgjuar ambasadoren për një propozim të tillë.

“Nuk është ambasadorja amerikane e përfshirë në një temë të tillë, pasi tema është e përcaktuar nga BE, për një reformë zgjedhore e votuar në parlament në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Sigurisht nuk pengohen diskutimet për sistemin, por e kam thënë që për ne ky është detyrimi, por për sistemin askush nuk e ka të detyrueshëm të bjerë dakord me pahir,” – u shpreh Rama.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur ditën e sotme në tjetër protestë tek sheshi para Minsitrisë së brendshme, ndërkohë që ka marrë edhe mbështetjen masive të opozitës. Rreth orës 17:30 kur edhe ishtë përcaktuar nisja e protestës, në zyrën e Kryeministrit mbërritën njëri pas tjetrit tre ambasadorët. Kamera e Fax News ka fikësuar makinën e kryeministrit Edi Rama i cili është futur në zyrë, ndërkohë që rrethohej nga forca të shumta policie.

Por veç kryeministrit Edi Rama nga hyrja e parme është parë që në zyrën e tij ka mbërritur ambasadorja amerikane Yuri Kim ndërkohë në kryeministri është parë të fute edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf. Dje Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada zbardhi edhe detaje nga takimi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *