Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama përdor për fushatë Universitetin publik, a duhet të shkarkohet rektori i Gjirokastrës?

Jemi në kohë fushate dhe një nga pikat më të qarta të këtyre ditëve është mbajtja jashtë e administratës publike nga takimet partiake. Po mesa duket kryeministri Rama e ka harruar këtë fakt sot në Gjirokastër.

Para pak minutash ai ka nisur një takim në Universitetin Eqerem Çabej ku fjalën hapëse e ka mbajtur rektori Bektash Mema.

Në fjalën e tij Mema e ka vendosur theksin te Reforma në Arsim e ndërmarrë nga qeveria Rama dhe ftoi që kjo të vijojë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm.

Ora 12 e mesditës, ditë zyrtare pune, por Rektori Mema dhe vetë kryeministri Rama e kanë parë të arsyeshme që ta mbajnë këtë takim elektoral në një nga sallat e Universitetit.

Jo më larg se dje vetë Rama u shpreh se administrate mund të bëjë çtë dojë jashtë orarit zyrtar po brenda saj e ka të ndaluar fushatën. Mesa duket kohë e largët nga dje.

Në nisje të fjalës së tij Rama u shpreh se ky takim ishte programuar prej kohësh po nuk kishte ndodhur dot për shkak të angazhimeve të tij.

Ai vijoi më tej duke thënë  që shpresonte që të mos merrej për keq, mesa duket kryeministri nuk ka qenë dhe aq i painformuar për shkeljen.

Vetëm ditët e fundit ka pasur disa shkarkime nga puna për shkak se persona që punojnë në administratën publike, si mjek apo mësues gjatë orarit zyrtar janë përfshirë në takime elektorale.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *