Inceneratorët në vend, të cilët funksionojnë nw bazw tw kontratave koncesionare me shtetin po thithin fonde nga buxheti i shtetit me një shpejtësi marramendëse, ndërsa nuk mund të thuhet se me të njëjtin ritëm vijon dhe puna për ngritjen dhe vënien e tyre në funksionim.
Sipas të dhënave të fundit inceneratori i Tiranës ka marrë në 2 vite 977 milionë lekë nga buxheti i shtetit dhe kanë kryer në vitin 2018 vetëm 20 për qind të volumit të punës ndërsa në vitin 2019 vetëm 10 për qind.
Gazetarja e Fax News, Mirilda Tili e pyeti kryeministrin Rama në lidhje me këtë çështje, por ky i fundit preferoi ta delegonte çështjen tek ‘institucionet’ pa dhënë asnjë shpjegim nëse është në dijeni të një abuzimi të tillë nga ana e koncesionarëve me paratë publike.
“Kjo s’është pyetje për mua, këto i dinë institucionet, ato bëjnë vlerësimet. Ajo që unë vë re në mënyrë të vazhdueshme është që dhe ju ndërmjetës në publikun mbyteni shpesh me lugën e ujit të aktoreve të politikës që e kanë bërë fjalën koncesion si ‘shfaqje të huaj’ dhe nuk jam i sigurt që e keni kuptuar të gjithë që PPP janë investime që ti i merr sot nga privati sepse nuk i ke paratë ti bësh po sot dhe i shlyen sot.
Përveç kësaj, merr edhe shërbimin, pra ne nuk e kishim të mundur të bënim gjithë transformimin historik të materialeve dhe instrumenteve në spitalet tona nga gërshërët tek instrumentat moderne që vijnë nga Gjermania dhe sterilizohen e i vijnë në dispozicion mjekëve njësoj si në Gjermani.
Për këtë shërbim të transformuar, njësoj si për shërbimin e dializës, për laboratorët, për Rrugë e Arbrit dhe për check-upin, për mbetjet, qytetarët nuk paguajnë asnjë kokërr leku. Nuk i themi ne qytetarëve që përderisa është bërë ky investim do paguash më shumë.
Këto janë PPP dhe më bën përshtypje që me transformimin kolosal që po i bëhet marrëdhënies së Shqipërisë me mjedisin tek fushat gangrenoze në Sharrë, Elbasan dhe Porto Romano, Fier, bëhet një ofensivë plehu i vërtetë dhe është në gojët e atyre që bëjnë një ofensivë të tillë për inceneratorët ndërkohë që e vërteta është se i kemi shpëtuar fëmijët këtyre zonave nga sëmundjet dhe i kemi vënë digën e mbrojtjes
Këta që jetojnë me plehrat në harmoni të plotë, jetojnë me shëmtinë në harmoni të plotë. Nuk është thjesht çështja që u pëlqen Shqipëria e pistë, e rrëmujshme, kujt i teket ndërton pa leje, kap ça të kapësh, futja kujt t’ia fusësh, dil matanë dhe shpall revolucionin e radhës për popullin. Kjo është e gjitha.”, tha Rama.
Në vend të një llogaridhënie të saktë, kryeministri bëri atë që di të bëjë më mirë: importimin e shprehjeve nga periudha komuniste për ti sjellë në kohë si batuta për konsum. Gjithashtu Rama gjatë gjithë konferencës ka këmbëngulur se koncesionet janë investime nga privati të cilat shlyhen në kohë nga shteti.
Por në fakt e njëjta gjë nuk ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës ku kompania Integrated Energy nuk ka azhurnuar vitin e shkuar as fondet e veta që ia detyron kontrata, por dhe as dhe ato të shlyera një më një nga shteti shqiptar (lexo te plote).