Kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar ndëshkim për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që nuk kanë dhënë drejtësi derimë tani për 21 Janarin. Rama tha se përjashtimi i tyre nga sistemi i drejtësisë përmes Vetingut nuk është i mjaftueshëm, dhe se përmes Reformës në drejtësi do të bëhet e mundur pastrimi i sistemit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Duhet të vihet në vend e drejta për të reflektuar ndëshkimet, kryeministri nuk mund të bëjë gjykatësin. Ajo që e dallon qartësisht këtë të vërtetë të thënë nga ne, është se ne nuk kemi ndejtur duarkryq, përkundrazi, nuk jemi ne që mund të bëjmë prokurorin dhe gjykatësin, por jemi ne këtu për të siguruar të gjithë ngrehinën ligjore të një sistemi drejtësie që të jetë në gjendje të vendosë për 21 Janarin, ashtu siç duan qytetarët.
Nëse e shohim 21 Janarin me sytë e të djeshmes, padiskutim që ka njëmijë fjalë që mund të thuhen për të argumentuar se viktimat e 21 Janarit ende nuk prehen të qetë, ashtu si dhe familjarët që ndjejnë plagën që u dhemb, dhe që nuk marrin dot frymë të lehtësuar nga mungesa e drejtësisë. Por nëse e shohim 21 Janarin me sytë e së nesërmes, dhe bëjnë një karahasim të sistemit të drejtësisë, jemi besimplotë për të thënë se transformimi po ndodh, edhe pse rruga është ende për tu ndërtuar.
Në njëfarë mënyre jemi në mes të rrugës mes të sotmes dhe së nesërmes, siç janë të gjitha kantierët që ne kemi hapur. Shumëkush mendon se me Vetingun mbaron llogaridhënia e këtyre personave, dhe se kjo është një shkallë ndfëshkimore pqër sistemin. Jo, Vetingu është filtri që pastron të gjithë llumin, është pjesë e të gjithë infrastrukturës së ngritur, për të vendosur drejtësinë e re në themele të reja.
Do të jetë faza tjetër ajo e sistemit të pastruar nga kanceri, që do të realizojë atë që njerëzit presin me një padurim të mirëkuptueshë, goditjen e atyre personave që morën peng drejtësinë, e ku e drejta u kthye në një mall që shitej e blihej. Edhe sot që flasim e drejta është ende e pandarë plotësisht nga malli nga gjykatës e prokuror që janë pjesë e mallit që pastrohet