Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama tallet me opozitën: Teatri iku e na la, s’kemi më kohë të luajmë “e ka kush e ka” dezhurnin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Meta dhe platformës së tij me 14 pika për të dalë nga kri.za në të cilën ndodhet vendi, teksa thotë se nuk ka marrë asnjë shkresë të tillë. Rama shkruan se është i gatshëm që të ulet me këdo në tryezë për të bashkëpunuar, qofshin këta faktorë të politikës së brendshme, qofshin këta diplomatë të huaj.

Ndërkohë që Rama është tallur dhe me opozitën, të cilës i kujton se kauza e Teatrit tashmë ka ikur dhe nuk mund të kthehet më, ndërsa tallet dhe me radhën e dezhurnit për roje te godina e Teatrit.

Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJE.NT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apèlet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin.

Presidenti Meta tha sot në një konferencë me gazetarët se prej datës 8 Prill ua ka nisur platformën me 14 pika faktorëve politik në vend dhe ambasadorëve, por ka parë se nuk ka marrë asnjë reflektim mbra.psht. (E.K/Faxweb.al)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *