Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Rama nuk u pranua nga OSBE”, Berisha zbardh prapaskenat pse kryeministri emëroi drejtues të posaçëm Bushatin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të emëruar drejtues të posaçëm në OSBE ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në një postim në “Facebook”, Berisha ka zbardhur të vërtetën pse Rama u detyrua të marrë këtë vendim.

Sipas ish-kryeministrit, Ramën nuk e kanë pranuar vendet anëtare të OSBE si kryetar sepse është i lidhur me krimin dhe drogën. Për këtë arsye, shkruan Berisha, ai është detyruar t’i japë postin kyç Ditmir Bushatit.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Një poshtërim më i madh sesa me rastin e Maqedonisë së Veriut! Largimi i ministrit të Jashtëm shqiptar nga kryesimi i OSBE, poshtërimi ekstrem i Kallam Diplomatit.

Miq, për herë të parë në ekzistencën e OSBE një vend detyrohet të emërojë “de facto” një ministër të Jashtëm të veçantë si kryesues radhe pasi ministri kushtetues i vendit refuzohet, nuk pranohet nga vendet anëtare për shkak të mos kalimit të vetingut ndërkombëtar nga ana e tij.

Edvin Mafinë e rrëzuan si kryesues të radhës të OSBE, një dhuratë kjo 100% e qeverisë së mëparshme sipas një vendimi unanim të kësaj organizate të vitit 2006, për shkak të lidhjeve të tij me krimin, drogën, vjedhjet etj etj. Miq, ky vendim është akti më poshtërues që është marrë ndonjëherë ndaj ndonjë ministri të Jashtëm në historinë e OSBE.

Sigurisht që kjo është një damkë e madhe edhe për Shqipërinë, delen e zezë të Evropës. Në të vërtet ky është një poshtërim edhe më i madh sesa ndëshkimi i M V për të mos e lënë vetëm Shqipërinë pa hapjen e negociatave.

Duke përfunduar, shtoj se duhen falenderuar vendet anëtare për zgjidhjen e pashembullt që i dhanë problemit duke i menderosur kredencialet e ministrit të Jashtëm Edvin Kristaq Hajdutit dhe goditur atë fatalisht para 57 vendeve anëtare të OSBE dhe emërimin “de facto” të një ministri ad hoc të jashtëm nga Shqipëria për të kryesuar OSBE!

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *