Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë përcjallë në Aeroportin e Rinasit 30 mjkë dhe infermierë shqiptarë që do të shkojnë në Bergamo të Italisë në ndihmë të kolegevë të tyre në vendinfqinj ndaj koronavirusit.
Nga ana e tij kryeministri Rama deklaroi se në Itali po kurohen edhe shqiptarë dhe që kanë nevojë për ndihmë, ndërsa pohoi se Shqipërinë nuk e ka lënë kujtesa për atë që ka bërë vendi fqinj ndaj nesh.
“E di se 30 mjekë nuk e përmbysin raportin. Por di që edhe andej është shtëpia jonë që ku Italia, motrat dhe vëllezërit italianë na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe mjetet nuk janë pakufij. Por nuk mund të mbajmë forcat rezerva kur në Itali po kurohen dhe shqiptarë të plagosur nga armiku dhe që kanë nevojë për ndihmë. Është e vërtetë që sot të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre. Mbase pikërisht pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ti tregojmë Italisë se nuk e harrojmë mikun në vështrësi.
Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot I vetëm. Dhe ju të dashur anëtarë dhe anëtare të një misioni kurajoz po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot jemi të gjithë italianë. Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Europën e botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve.”, tha kryeministri teksa vetë fliste dhe vetë përkthente.
Nga ana e saj, Manastirliu garantoi mjekët dhe infermierët se se këta të fundit janë heronjtë e heshtur në luftë me këtë armik të heshtur. Janë nga e gjithë Shqipëria ndërsa shtoi se për aq kohë sa do ishin në Itali, ‘do jemi ne që do kujdesemi për familjet tuaja’.
“Janë mjek e infermierë të rinj, janë specializantë të rinj duan të jenë modeli që kërkohet nga mjekët, janë modeli i heronjve të heshtur në luftë me këtë armik të heshtur. Janë nga e gjithë Shqipëria. Do të doja askush të mos binte pre e këtij armiku dhe për sa kohë që ju nuk do jeni këtu kujdesemi ne për familjet tuaja”, tha Manastirliu.
(F.GJ/FAXWEB.AL)