Një shfaqje e vërtetë mund të quhet ajo midis Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Urdhrit të Infermierit, Blerina Duka, teksa mbahej sot një ceremoni për Ditën e Infermierëve.
Në fund të fjalës së Ramës, Presidentja Duka u ngrit dhe i tha Kryeministrit se Urdhri i Infermierit ka vendosur ta nderojë atë me certifikatën më të lartë për shkak të mbështetjes që Rama i ka dhënë atyre.
Mirëpo, Rama refuzoi kategorikisht ta merrte këtë certifikatë, duke theksuar se certifikatën do ta marrë vetëm kur të rrisë rrogat e infermierëve me 40%.
Nga ana tjetër, Presidentja e Urdhrit të Infermierit nuk e fshehu kënaqësinë për një tjetër takim me Ramën, duke thënë “dakord, atëherë do më japësh mundësi të takohemi prap”.
Pjesë nga biseda:
Presidentja: Mirënjohje nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë, titullin e lartë “Urdhri i Infermierëve të Shqpërisë” me motivacionin për mbështetjen e infermierëve. Kjo certifikatë për këto arsye:
-Për arsye se ribëtë veshjen.
-Për strukturën e re të spitaleve.
-Për vaksinimin.
-Për 40%.
-Dhe për 40% tjetër.
Rama: Me lejen tuaj nuk do ta marr certifikatën. Refuzoj ta marr, sepse nuk më takon. Por duke qenë se tani juve nuk doni ta lini në siklet Presidenten. Por do bëjmë kompromis, certifikatën do ta mbajë urdhri dhe do ta marr pas rritjes së rrogës me 40%. Që të pakten të ketë arsye, që të vij unë këtu të përulem para jush dhe njeriu që merr vlerësimin prap, do na coni në portokalli.
Presidentja: Jooo, kryeministër , njerëzit që punojnë vlerësohen.
Rama: E di xhan, e di. Unë nuk e marr këtë dhe nuk e meritoj.
Presidentja: Jam shumë dakord se do më japësh mundësi të të takoj prap.
(E.H/Faxweb.al)