AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama nuk i ndal kërcënimet ndaj mediave: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sulmin ndaj mediave, duke shfrytëzuar situatën e gjendjes së jashtëzakonshme në vend pas tërmetit 6.4 ballë që tronditi vendin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri duke marrë shembullin e Japonisë, shkruan se ky shtet ka marrë masa ektreme për mediat private.

Më tej Rama kërcënon hapur lirinë e mediave, duke shkruar që mos ta detyrojmë “të bëjë atë që s’ua rrok imagjinata!”

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”- shkruan Rama.

Vetëm dy ditë pas tërmetit tragjik ku humbën jetën 51 persona, Edi Rama ka paralajmëroi mediat se do të mbyllen forcërisht në kuadër të ‘Gjendjes së Jashtëzakonshme’ me arsyetimin se po përhapin panik në popullatë me raportimet e ndryshme.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!”, shkruan Rama në Twitter.

Madje qeveria ka ndërmarrë veprime konkrete pasi ka mbyllur një nga portalin ‘JOQ’, i cili ka një ndjekje të lartë ne mediat sociale, ndërkohë që po ashtu ka proceduar penalisht edhe dy adminitratorët e këtij webi.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *