17:05 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama nuk e fton në takimin me kryebashkiakët, Xhelal Mziu: Kryeministër hakmarrës dhe diskriminues!

18:49 | 24/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama nuk e fton në takimin me kryebashkiakët, Xhelal Mziu: Kryeministër hakmarrës dhe diskriminues!

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me të gjithë kryebashkiakët e vendit, porn ë këtë takim u vu re mungesa e kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Kryebashkiaku njofton përmes faqes zyrtare të bashkisë, se si kishte munguar në këtë takim, për shkak se Rama nuk e kishte ftuar atë.

“Vijon diskriminimi nga ana e Kryeministrit hakmarrës për kryebashkiakun, Bashkinë dhe qytetarët e Kamzës. Kryetarët e bashkive të vendit u thirrën sot në një takim në Kryeministri nga kreu i qeverisë, por Edi Rama nuk thirri kryetarin e Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu.”, shkruhet në njoftim.

Bashkia e Kamzës e cilëson Ramën si një kryeministër hakmarrës, i cili me këtë veprim ka fyer jo vetëm Mziun, port ë gjithë qytetarët e Bashkisë.

“Ky Kryeministër hakmarrës vijon të diskriminojë jo vetëm Bashkinë, kryebashkiakun e saj, por edhe qytetarët e Kamzës, duke harruar që Kamza është Bashkia e gjashtë në shkallë vendi.

‘Programi i Rilindjes Urbane është një urë shumë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe bashkive’, – është shprehur Kryeministri sot, por këtë frymë bashkëpunimi nuk e ka shtrirë te bashkitë e djathta, veçanërisht te Bashkia e Kamzës, të cilën për katër vjet rresht e ka diskriminuar, jo vetëm si institucion, por edhe qytetarët e saj.

Më absurde dhe më e dhimbshme bëhet kjo, kur mendon se në këtë qytet nuk jetojnë vetëm demokratë, por edhe qytetarë të bindjeve të majta apo bindjeve të tjera, të cilët e vuajnë diskriminimin e këtij Kryeministri hakmarrës.

Ritheksojmë edhe një herë në 4 vjet kjo qeveri nuk ka akorduar asnjë fond apo financim për rreth 130 projekte të paraqitura qeverisë. Ndoshta mosthirrja e kryebashkiakut Xhelal Mziu në këtë takim vjen për këtë shkak, pasi asnjë qindarkë nuk i është dhënë njësisë vendore që drejton z. Mziu për tri mandate rresht.

Vijon kështu ende që të mos ketë frymë bashkëpunimi nga ana e qeverisë, pavarësisht nga nevojat që kanë banorët e Kamzës dhe të Paskuqanit për investime publike në fusha jetike për ta.”, thuhet në njoftimin e bashkisë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Kamzaxhelal mziu
Pas

Xhaka përfundon në Polici: Shau punonjësen e aeroportit “ k…. e bardhë”

Para

Serbia shkarkon zyrtarin që ndodhej në trenin “ Kosova është Serbi”

Para
Serbia shkarkon zyrtarin që ndodhej në trenin “ Kosova është Serbi”

Serbia shkarkon zyrtarin që ndodhej në trenin “ Kosova është Serbi”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.