Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Ramës ku bëhej me dije se së bashku me liderët e Maqedonisë sëVeriut dhe Serbisë nuk do të merrnin pjesë në samitin e BE-së, pasi sërish nuk do jepej një vendim pozitiv për çeljen e negociatave.
Në reagimin e bërë në facebook, Berisha e konsideroi këtë si një vendim anti-kombëtar të marrë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç me qëllimin për të kthyer rajonin drejt projektit serbo-rus.
Reagimi i Plotë nga Berisha:
Aleanca pro Putin ne Ballkan!
Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!
Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.
Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!