Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Rama ngulmoi për kalimin e saj në Kuvend, amnistia fiskale shtyhet për në shtator, diskutimet në Komisionin e Ekonomisë

Komisioni i Ekonomisë ka vendosur në mbledhjen e djeshme që të shtyhet miratimi i amnistisë për në muajin shtator. Si rrjedhojë, amnistia nuk pritet që të kalojë në Kuvend në këtë sesion parlamentar.

Shtyrja u bë në mënyrë që të lihet më shumë kohë për diskutimin e një prej projektligjeve më të rëndësishëm të kohëve të fundit dhe për të marrë në konsideratë të gjitha mendimet e grupeve të interesit.

“Besoj qe për të gjithë ne do ishte më e vlefshme që miratimi nen për nen dhe në tërësi për këtë pr.ligj të kalonte disa javë më vonë sepse ka nevojë për reflektim dhe përshtypje nga të gjithë palët, sidomos nga palët që janë zbatues, nga bankat tregtare të nivelit të dytë”, tha kryetarja e komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi.

“Sigurisht marrja kohë dhe diskutimi në çështje të cilat nuk janë ezauruar ende të shikohet dhe nga ana e ministrisë me detaje dhe ti jepnim me shkrim të gjithë tablon e pyetjeve për të cilat përtej konsultimeve publike që ne kemi marrë ti adresonim edhe pyetjet e bëra”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

“Që të arrijmë në kohë për 2 ditë apo 3 ditë, unë bashkohem me mendimin e ministres që ne të reflektojmë dhe të arrijmë këtë konsensus me mendimet e komunitetit të biznesit sidomos disa çështje që duken si të thjeshta por duhet të reflektohen në ligj siç janë çështja administrative ato që kanë të bëjnë me sistemin bankarë shqiptarë, të cilat nen për nen duhet të reflektohen më mirë. Konsensusi i fundit ka qënë me faktorin ndërkombëtar dhe mua më vjen mirë që qeveria dhe Ministria e Financave ka dialoguar shumë ditët e fundit dhe është në vazhdim për të marrë sugjerimet pozitive. Në këtë kuadër bashkohem me mendimin ti japim kohë vetes”, deklaroi deputeti Anastas Angjeli.

Projektligji parashikon:

-Deklarimin Vullnetar të pasurisë nga të gjithë individët dhe subjektet juridike që përfshin pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme brenda ose jashtë vendit. – Rishikim të Pasqyrave Financiare nga të gjithë bizneset. – Falje e të gjitha gjobave, kamatëvonesave apo penaliteteve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për regjistrimin e pasurive objekt i këtij ligji.

Për të siguruar formalizim të ekonomisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet ligj zbatuese kanë punuar paraprakisht për hartimin e legjislacionit për përmirësimin e administrimit fiskal dhe për ngritjen e sistemeve afatgjata: -Sistemi i Fiskalizimit për raportimin e transaksioneve në kohë reale; –Shkëmbimi i informacioni për Logaritë Bankare me Administratat e huaja Tatimore; – Regjistri i Pronarëve Përfitues dhe Regjistri i Llogarive Bankare.

Referuar projektligjit, përfitues të amnistisë do të jenë bizneset dhe individët. Të ardhurat e padeklaruara do të legalizohen kundrejt një tatimi të posaçëm që nis nga 5% deri në 10%.

Zbatimi i amnistisë do të ketë në thelb të procesit deklarimin vullnetar përmes formularit, përfshirë edhe emigrantët. Pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve do të ngrihet Njësia Speciale një strukturë specifike që do të kryejë verifikimet.

Tatimi i posaçëm

Sa i takon shkallëve të tatimit neni 12 parashikon se në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban një tatim të posaçëm prej:

a) 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit; b) 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit; c) 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të deklaruara vullnetarisht pranë njësisë special, tatimi i posaçëm paguhet si vijon:

a) 5 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit; b) 7 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit; c) 10 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Bankat e nivelit të dytë apo institucionet financiare transferojnë të ardhurat nga pagesat e tatimit të posaçëm në kuadër të këtij ligji, në llogarinë e posaçme të thesarit të ministrisë përgjegjëse për financat.

Detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaruar, konsiderohen të paguara rregullisht dhe autoritetet kompetente tatimore nuk mund të kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara./Monitor

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *