Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral me banorët në Përrenjas.
Gjatë fjalimit të tij, ai është kujdesur të listojë disa nga arritjet e bëra nga qeveria e tij duke thënë se deri më tani është bërë shumë, por ka akoma më shumë për t’u bërë.
“Është koha që secili ta kthejë kokën pa për të parë se ku jemi dhe për të kuptuar se rruga që kemi bërë nuk është e mjaftueshme për tu ndalur por për të besuar se është rruga ku duam të arrijmë së bashku.”
Rama u shpreh se Shqipëria ka ecur më shumë në krahaSim me vendet e tjera lidhur me betejën kundër Covid-19, dhe se ky sezon turistik do të jetë më fitimprurës për vendin tonë.
”Kujt do i shkonte mendja dy muaj më parë se ne sot do të ishim më të lehtësuar. Ndërkohë që të tjerët po mbyllen ne shtymë edhe më tej orën policore.
Sezoni turistik këtë vit do të jetë shumë më i lehtë dhe më fitimprurës.”
Rama shtoi se gjatë këtyrë viteve në sektorin e bujqësisë janë inevstuar 400 milionë euro për eksportet ndërsa synohet të arrihet deri në 1 miliardë euro në eksportet bujqësore.
Gjithashtu në fjalimin e mbatjur ditën e sotme në Përrenjas, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria e tij ka rritur taksën për ata që fitojnë më shumë ndërsa partitë e tjera politike zotohen se do të vendosin taksën e sheshtë kur TVSH është zero.
”Duhet të garantojmë se atë çfarë kemi bërë deri tani të mos e marrë lumi.
Ne jemi ata që rrisin taksat për ata që fitojnë më shumë, ndërsa ata që kanë vënë dikë të bëjë rolin e dhëndrit por që kontrollohet nga të tjerë, kërkojnë të vendosin taksën e sheshtë ndërkohë që tvsh sot është zero.”- tha Rama.
Kryeministri tha se kjo që po bënte nuk ishte politikë por thirrje për bashkim, një thirrje që qytetarët të mos përsërisin gabimin e tyre duke votuar partinë Demokratike që e kanë provuar dy herë të tjera më parë.
“Kjo që po bëj unë sot nuk është politikë por thirrje për bashkim dhe jo përçarje në mënyrë që të kemi një prespektivë për Shqipërinë.
Ata do të përsërisin të njëjtën gjë, i kemi provuar dy herë dhe të përsërisësh të njëjtën gjë duke gabuar dy her sic e thotë populli do të thotë të jesh budalla.
Ata e duan Shqipërinë për pushtet, kur nuk kanë pushtetin janë të gatshëm të djegin vendin.”- përfundoi Rama.