Këtë të dielë kryeminsitri Edi Rama vizitoi hidrocentralin e Vaut të Dejës, ku theksoi pikërisht ky hidrocentral është zemra e problemit të përmbytjeve në disa qarqe të vendit.
Rama theskoi me përmbytjet nuk është koha për politikë por ti bërë ballë të gjithë, ndërsa shtoi se situata në hidrocentralin e Vaut të Dejës deri tani është menaxhuar në mënyrë perfekte.
“Këtu s’jemi për politikë, por për një hall që është i të gjithëve, përmbytjet. Është fakt që s’kemi probleme si në të shkuarën. Është zemra e problemit këtu dhe menaxhimi që keni bërë deri tani është perfekt. Do iu mundësohet që ta bëni deri në fund këtë menaxhim”, tha Rama.
Postimi i kryeministrit Ramës në “Facebook”, i shoqëruar me pamje nga hidrocentrali i Vaut të Dejës.
“Vau Dejës – Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keqmenaxhimit e keqqeverisjes dhe mirëmenaxhimit e mirëqeverisjes? * fakti është se me superintensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evaukuuara, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër,
ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në 2010? ***keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore? #PunëJoGjumë”.