Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha është shprehur se dikush është autorizuar të hetojë të gjitha mesazhet,pagesat dhe e-mailet e koduara me ish-agjentit të FBI-së me Ramën. Kreu i PD-së tha se ka e-maile të Edi Ramës që kërkonte një kompani për një problem anti-korrupsion. Ndër të tjera z.Berisha theksoi se Rama ka pasur dijeni për paratë që Basha ka marrë nga rusët.
Pyetje: Rama në hetim ndërkombëtar?
BERISHA: Mesazhe të koduara me ish-agjentin e FBI-së, mesazhe zanore për ccështjet: Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe çdo person të lidhur me të, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Çdo udhëtim i Charles në Shqipëri, pagesa dhurata nga këshilltari famoz i Ramës. Kryeministri i kosovës apo Malit të Zi nuk përmendet.Dikush u autorizua të hetonte për të gjitha mesazhet, pagesat, e-mailet.
Gjenden e-maile private të Ramës, i kërkonte t’i gjente një kompani për një problem anti-korrupsioni. Ai erdhi në Shqipëri, regjistroi biznesin e tij. Rama e keni parë ju se del i ç’ekuilibruar, sepse ai e dinte për paratë që Basha ka marrë nga rusët, ky e dinte. Basha më dha mua një variant të gënjeshtërt, dhe unë deklarova me 14 prill se paratë janë ruse, ndërsa ky paska qenë i bindur që në fillim dhe ka bërë çdo përpjekje për ta shpëtuar nga ndëshkimi që meritonte. Do hetohet 100% ndërhyrja e tij në drejtësi