Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmë përplasjet mes tij dhe presidentit të vendit, me të cilëm kanë pasur tensione të vazhdueshme në këto ditët e fundit. Kryeministri referuar deklaratave të fundit të Presidentit, ku ky i fundit i referohej dhe si ” qen bir qen”, tha se Meta del i dehur nëpër studio televizive.
“Unë se akuzoj, unë them atë që do, cfarë kërkon ai? I është dhënë rakië. Ilir Meta kërkon pushtetin jo balancën për pushtet. Ai ka një ndërmarrje të ngritur për të nxjerrë përfitime në kurriz të partisë së madhe të cilës i bashkëngjitet, që të marrë vetë indulgjencat e pushtetit, dhe kjo parti drejtohet nga zonja e parë e Shqipërisë.
Zonja e parë është drejtore e një ndërmarrje politike që lufton për pushtet. Nuk gjen një president të një republike parlamentare, dhe zonjën e tij që lufton për pushtet, si do lërë ndërmarrjen e gruas pa punë ai.
Ai ka marrë cdo gjë nga Shqipëria, i është dhënë mundësia unikale, si askush tjetër në këtë vend. Duke qenë presidenti, ai nuk e bën, këtë, po del thotë unë jam nga Skrapari sikur është presidenti Skraparit.
Unë jam nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit. Mos ngatërroni tehun e shpatës dhe gjuhës. Mos e ngatërroni shpatën e gjuhës me plehun e gojës.
Kur them për Ilir Metën çfarë kërkon nga Shqipëria, do bëhet mbret apo do bierë dëshmorë, e them dëshmorë se nuk di ta shpjegoj ndryshe dhënien e dekoratave për ata që nuk jetojnë dhe këtë se ka bërë asnjë president përpara. Del flet në intervista i dehur në studio televizive. Po po i dehur. Si i përgjigjesh një të dehuri? Nuk i përgjigjesh fare siç bëj shpesh herë”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb.al)