Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama me xhup sportiv dhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, mban kokën ulur kur flet presidenti Meta (Fotot)

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, nën drejtimin e presidentit të vendit Ilir Meta, dhe me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme në këtë takim, kreu i qeverisë Edi Rama, është i vetmi që ka shmangur çdo kod etik në veshje, duke u shfaqur me xhupin e tij sportiv, të cilin e mban veshur tashmë prej një jave.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë shumë prej ministrave të qeverisë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeprokurorja Arta Marku, kreu i Emergjencave Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe drejtues të ushtrisë.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë vjen pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin mëngjesin e 26 Nëntorit, i cili la pas 51 viktima, dhe qindra të plagosur.

Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shtëpive të tyre që janë shpallur të pabanueshme, ndërkohë që qeveria ka nisur një fushatë online për mbledhjen e fondeve.

Tërmeti i këtyre ditëve ka zhvendosur vëmendjen nga përplasjet politike e këtyre muajve të fundit, duke harruar përkohësisht planet e mazhorancës për shkarkimin e presidentit, dhe nismën e këtij të fundit për të ndërmarrë një lëvizje popullore për Referendum.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë Edi Rama, ka kërkuar dhe nga opozita e drejtuar nga Lulzim Basha që të bëhen bashkë për  rindërtimin e vendit, ndërsa është shprehur i hapur për çdo alternativë që mund ti propozohet.

Në kuadër të mospolitizimit të kësaj fatkeqësie natyrore kryedemokrati Lulzim Basha iu ka kërkuar të vetëve që të shmangin çdo qendrim emocional gjatë këtyre ditëve, ndërsa kanë dalë në terren për të qenë pranë njerëzve në nevojë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *