Ditën e sotme turi i takimeve “Dielli për shqiptarët lind në Perëndim”, është ndalur në qytetin e Pogradecit, ku është diskutuar mbi minishengenin Ballkanik, ose thënë ndryshe ‘Jugosllavinë e re’.
Në një intervistë për gazetaren e Fax News Ledjona Xheladinaj, Kalaja është shprehur se kjo marrëveshje është në dëm të Shipërisë.
“Kjo marrëveshje nuk është gjë tjetër veçse një Jugosllavi e re. Pak kilometra larg nga liqeni i Ohrit do mblidhet Rama dhe Vucic , pra tradhëtari i Shqipërisë. Në Pogradec u mblodhën patriotët për të kundërshtuar këtë marrëveshje ndërsa në Ohër është kryeministri shqiptar i cili po ndjek nje axhendë personale, të paautorizuar, të pakonsultuar me askënd. Për ne kjo është një Jugoslavi e re pasi nuk është Kosova në këto bisedime.
Rama po bisedon me Vuçiç i cili ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e kasapit të ballkanit Milloshevic. Nuk është një politikan modern i rënë nga qielli dhe po hapim një faqe të re të historisë por ky njeri ka qenë përgjegjës për masakrat që janë bërë në Kosoveë, për genocidin dhe pastrimin etnik dhe ende sot Serbia nuk ka kërkuar një ndjesë të pastër për këtë çështje.
Slogani është Dielli lind sërish për shqiperinë perëndimore për faktin se asnjë kryeministër nuk do mbaj peng vokacionin e shqiptarëve. Kryeministri Rama nuk na përfaqeson me ne. Do vijojmë me protesta per ta kundershtuar fort kete marreveshje”, u shpreh Kalaja.
Levizja vazhdon, pas Tiranes, Shkodres, Elbasanit, Gjakoves, Fierit dhe Pogradecit.