Grupi parlamentar socialist, i kryesuar nga Taulant Balla do të mblidhet paraditen e së hënës. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do të jetë organizimi i asamblesë dhe raportimi për qarqet. Nuk dihet ende se në cilën orë do të mblidhet grupi parlamentar socialist.
Ndërkohë, asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet në javën e parë të tetorit. Ajo do organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë për të bërë të mundur respektimin e masave anticovid dhe do të lidhen me njëra tjetrën on line, ku do të njoftohen dhe vendimet.
Nga mbledhja e nesërme, Taulant Balla do të bëjë një rezume nga grupi socialist dhe do ia paraqesë kryeministrit. (A.M/Faxweb.al)