Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit dhe OJF-të: Garantojmë transparencë të fondeve, ftojmë dhe opozitën…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Gjatë mbledhjes kryeministri Rama i bëri sërish ftesë opozitës që të ulen në një tryezë për diskutimin e gjendjen së jashtëzakonshme.

“Do doja të ishte këtu edhe opozita, është e mirëpritur sepse këtu nuk kemi çfarë të ndajmë. Ajo që ndajmë këtu është sfida dhe jo vetëm në aspektin financiar për të garantuar sukses. Nuk është e thënë që nëse ke fondet je i garantuar për sukses, nëse nuk i organizon mirë ato”, tha Rama.

Ndërkohë  që Rama u shpreh se qeveria do të jetë transparente me fondet e grumbulluara.

“Ajo çka dua të ndani me mua është ndarja e kësaj barre të vështirë jo vetëm financiare. Të bëjmë maksimumin e duhur, dhe me cilësinë më të mirë, me ato fonde që kemi. Të japim mesazhin për të gjithë, të kanalizojmë kontributet. Nuk mundet që në këtë forcë të madhe solidariteti ti lejojmë vetes të kalojmë në sponatinete. Unë ju garantoj të gjithëve se, nga qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar dhe tërësisht transparente, dhe do ti nënshtrohet të gjithë vendimmarrjeve të këtij komiteti.”- u shpreh Rama.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *