I ftuar në studion e televizionit Fax News ditën e sotme ka qënë Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai ka folur për situatën politike, zgjedhjet vendore të 30 qershorit por dhe problematika të tjera lidhur me protestën e opozitës apo dhe përgatitjen e mazhorancës për zgjedhje.
Në një bisedë në studio me gazetaren Klaudja Karabolli, Balla e nisi fjalimin duke folur për takimin informal dhe pjesëmarrisit e tij. Takim ky që pritet të zhvillohet sot nga ana e Partisë Socialiste.
Taulant Balla: Mua më vjen mirë që çdo takim pune përbën lajm për ju. Siç ju thash ne do të hapim fushatën zgjedhore me kandidatët e çdo bashkie dhe pastaj do të zbresim në të gjitha bashkitë për të komunikuar me njerëzit, sepse fushatat janë një nga mënyrat më të mira për të qënë në kontak me ata.
Në kuadër të mbledhjes së Partisë Socialiste Karabolli e ka pyetur Ballën nëse një takim I tillë mund të sillte ndonjë ndryshim lidhur me kërkesat e opozitës.
Taulant Balla: Unë nuk di ku mund të gjej ndonjë parti politike për të ndryshuar ditën e zgjëedhjeve. Shqiptarët kanë një shpreheje e cila është ‘nuk e luan as topi’ dhe datën e zgjedhjevëe nuk e luan as topi.
‘Humbësit kronik’ kanë një sjellje të gabuar kundrejt shtetit dhe rregullave. Zgjedhjet nuk shtyhen sepse Lulzim Basha nuk fiton dot. Por ‘humbësi kronik’ nuk e kupton dot që në 1 korrik duhet të shpërndahet ndihma ekonomike dhe të filloj puna, ata kanë vetëm hallin e vetë. Zgjedhjet nuk i caktojnë partitë politike por kushtetuta. Ne do të bëjëm detyrën tonë dhe sigurisht në 30 qershor do të presim të qetë për zgjedhjet lokale.
Ndërkaq gazetarja e FaxNews i ka kujtuar deputetit rastin e 2007 kur mazhoranca ishte në opozitë dhe kishte po të njëjtat këresa me opozitën aktuale, e cila prej disa muajsh me mandate të djegura është duke thirrur protesta të një pas njëshme.
Taulant Balla: Nuk eksizton asnjë paralelizëm mes rastit të 2007 dheopozitës sot. Nga ana jonë ka pasur një gatishmëeri e thënë shumë qartë nëpërmjet 6 letrave publike për tu ulur në një tryezë për të identifikuar të gjitha mundësit që mund ta fusin Partinë Demokratike në zgjedhje.
Sot nga ato çfarë kërkojën opozitarët nuk ekziston asnjë problematikë. Shqiptarët sot kanë karta biometrike me standartet më të mira europiane, ata kanë gjithçka të nevojshme. Për të gjithë ata që nuk e din në marrëveshme më kompanin koncesionare vlerfshmiria e tyre është shtyrë deri në përfundim të këtij viti.
I pyetur nëse Parita Siocialiste i ka marrë apo jo në analizë propozimet dhe kërkesat e opozitës Balla ka listuar disa faktor.
Taulant Balla: Ne duhet të marrim një analizë tërësore pse opozita është drejtë degradimit. Së pari të gjithë e dimë që vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet ishte i gabuar. Përpjekja e Partisë Demokratike për të penguar vijimin e Kuvendit dështoj sepse njerëz të përgjegjshëm në lista të këtyre partivë kanë rrimarrë detyrën. Përpjekja e dytë është të pengoj vendin për të vazhduar në zgjedhjet e 30 qershorit. Në fund të fundit zgjedhjet janë përgjegjësi ekzekutive. Ata e kanë shumë gabim për çfarë janë duke vepruar, dhe unë përfitoj nga ky komunikim për të thënë që sot në Shqipëri nuk ka asnjë budalla që të bëjë 5 vite burg për çfarë flet Monika Kryemadhi, Lulzim Basha apo Sali Berisha.
Kërkesa e tyre për një qeveri tranzitore është krejtësisht e papranueshme në një vend demokratik. Në 2017, Lulzim Basha kërkoj qeveri dhe ne i dhamë gjysmën e qeverisë, dhe arsyeja pse i bënë gjithë këto ishte pikërisht që Basha të hynte në Kuvend dhe të votonte ligjin për vettingun.
Ne jemi të gatshëm për reformën në drejtësi të dorëzojmë pushtetitn, por dua të theksoj se sot nuk bëhen më të tilla ndryshime sepse nuk e tradhtojmë dot këtë reform e cila sot është në një moment të pakthyeshëm.
Gjatë bisëedës në studion e televizionit Fax News Balla është pyetur dhe për investigimin e bërë ditën e djeshme nga ana e emisionit investigativ Ajsberg për Tartar Bazaj, anëtar të KLP-së.
Taulant Balla: Ky nuk është një lajm i ri është shumë i vjetër sepse në Shqipëri ka plot portale dhe është servirur në portale kjo gjë shumë më herët. Unë di që janë bërë shumë verifikime dhe e gjithë kjo është fake news, ferifikimet janë bërë nga institucionet përkatëse.
Sa i përketë mungesës së Gjykatës Kushtetuese Balla ka akuzuar hapur Partinë Demorkatike e cila e ka penguar krijimin e ketij institucioni.
Taulant Balla: Nëse Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk do të kishin dërguar kërkesën bllokuese në Gjykatë Kushtetuese ne në janarë të 2019 do të kishim këtë institucion në detyrë. Çdo shqiptarë e kupton fare mirë që më mirë një gjykatë me karrige bosh se sa gjyqtar të papërgatitur personalisht apo me problem të ndryshme në figurën e tyre si për shëmbull fshehje të pasurish. E pra si e tillë më mirrë një Gjykatë Kushtetuerse e pastër se sa një Gjykatë Kushtetuese e pavlerfshme. Mos u shqetësoni nga alibit e opozitës se nuk ka gjykatë kushtetuese. Brenda kësaj vere të nxhetë gjykata është në detyrë.
Sa i përketë Parlamenti ai është legjitim sepse buron nga zgjedhje tërësisht legjitime. Pas 28 vitevesh zgjedhjet ishin zgjedhje të cilat Komisioni Qëndror Zgjëedhor i miratoi me votë unanime 7 me 0 për rezultatet e tyre.
Ndërkohë i pyetur nga gazetaraj Kludja Karabolli, nëse do të merrej në pyetej nga Prokuroria për ‘dosjen 339/1’ dhe do të bëntë të njejtën deklaratë për mos blerjen e votës, Balla ka theksuar dhe një herë se Partia Socialiste nuk blen vota.
Taulant Balla: Lajmi i rrem e bënë më shpejt xhiron se lajmi i vërtetë. Ju duhet të kuptoni që Partia Socialiste nuk blen vota. Në ka një parti që blen vota referojuni fjalimeve të Lulzim Bashës në vitin 2017.
Ju thash ne nxisim të mbështesim çdo hetim të Prokurorisë për çdo raste, dhe të jeni të sigurt asnjë përfaqsues i Partisë Socialiste nuk blen vota.
Jashtë vëmendjes në bisedë nuk ka mbetur dhe komunikata e Presidentit Ilir Meta i cili është shprehur i gatshëm për të ndryshuar dekretin duke zhvendosur këtu datën e zgjedhjeve në favor të zgjidhjes së krizës politike.
Taulant Balla: Ç’lidhje ka mandate i Presidentit Ilir Meta me datën e zgjedhjeve dhe pse duhet të lobojmë tek Presidenti për të mos ndryshuar datën. Duhet të dini që Shqipëria është republikë parlamentare jo presidenciale.
Në mbyllje të fjaës së tij Taulant Balla ka folur dhe për raport progresin e Bashkimit Europian për Shqipërinë apo dhe për vizitën që kanë kryëer pak janë më parë në Holandë.
Taulant Balla: Në këtë fazë ku është procesi kjo është ose rekomandohet ose nuk rekomandohet, por ne kemi plotë detyra shtëpie për të bërë, kjo gjë është e sigurt.
Ndërkohë sa i përketë vizitës sonë në Holandë dua të them se diplomacia është e rëndësishmë kryesisht në ato vende të cilat ligjet e brendëshme involvojnë Parlamentin. Dhe rasti i Gjermanisë dhe Holandës janë dy rastë të veçanta të cilat duhet të konsultohen me Kuvendin para se qeveria të marrë vendime të rëndësishme. Por unë nuk kam dyshime që do të hapen negociatat së shpejti kjo në të mirë të vendit.
(s.a/faxweb.al)