Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak momente më parë pranë banesës së Arjan Salës, ndërsa para tij ka shkuar dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Rama pritet që ti dorëzojë familjarëve të të riut titullin “Dëshmor i Atdheut”, ndërkohë që Veliaj shkon për herë të dytë pranë familjes.
Vizita në familjen e 32-vjeçarit kanë kryer më herët dhe presidenti i vendit Ilir Meta, si dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një prononcim për mediat, xhaxhai i Arjanit tha se gjithçka ia kanë lënë në dorë drejtësisë dhe hetimeve për ta zbardhur plotësisht këtë ngjarje. Më tej ai tha se trupi i Arjanit është gjetur ashtu siç ata donin, pasi kanë një varr ku mund ta qajnë. Ndërsa falenderoi dhe të gjithë njerëzit të njohur dhe të panjohur të familjes që e kanë ngushëllluar për humbjen e tyre.
“Gjithçka ia kemi lënë në dorë drejtësisë dhe grupit hetimor, nuk mund të pronocohemi pa dalë ekdpertiza përfundimtare. Arjanin e gjetëm ashtu siç donin, trupi i tij ishte ashtu siç duhej, kemi një vend ku mund ta qajmë tani”, tha Naim Sala.
(E.K/Faxweb.al)