Në takimin e sotëm përmbullës në vlorë, kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj Dashamir Tahirit dhe kreut të PBDNJ-së Vangjel Dules, të cilët kandidojnë nën siglën e Partisë Demokratike.
“Si mundet të parkohet, që Vangjeli i Bakllavasë, të hypë mbi Dashin e Havasë dhe minoriteti t’i shkojë nga mbrapa.
Çamët e Vlorës dhe jo të Vlorës, nëse në votën për Shqipërinë e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, do përdor një shprehje vlonjate, “për Jazek ju qoftë”.
Të marrin kuotë mujore nga vota jote, nëse ta premtojnë një punë sot të gënjejnë sepse çiflin për ta më nuk do të ketë, edhe nëse deti bëhet kos. Do bëhet havllë, por votën që ke për Shqipërinë, mos e bëj havllë për tepsinë e tyre.
Nëse mbrojnë çështjen tonë, çështjen çame, çështjen shqiptare, ja ku e kanë. Është edhe partia e atij personazhit letrar që thotë më jepni një votë… sepse pas çdo sigle tjetër fshihet një tepsixhi i vjetër. Shumë pak fjalë për Vlorën i thashë, në çdo vend të Shqipërisë është e nevojshme që të flas për programin.
Atëhere miqtë e mi, vëllezër dhe motra, të tërë janë kapur pas timonit, në fakt kur them votoni numrin 2, nuk është për të pasur unë më shumë pushtet për vete, por për ta dyfishuar dhe bërë turbo progresin për Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)