Kryeministri Edi Rama, arriti të paraqitej në kohë për seancën e mbajtur lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Rama mbajti fjalimin e tij në Kuvend ku tha se presidenti i kishte humbur të gjitha shanset dhe se Shqipëria nuk mund t’a mbante më në kurriz.
Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të tij në foltore, u largua nga dera e pasme e Kuvendit, ku siç shihet shoqërohet nga një eskortë.
Për të shkarkuar Metën është e nevojshme vota e 94 deputetëve, që duke parë formacionet dhe renditjen e të ashtuquajturës opozitë parlamentare, janë të arritshme.
Çështja e shkarkimit të presidentit do të jetë subjekt më pas i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka 3 muaj kohë për t’u shprehur në lidhje me aktin e parlamentit në largim.