Kryeministri Edi Rama gjatë konferncës së ditës së sotme, ku prezantoi disa nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme që priten të ndërrmeren, premtoi udhëtim falas nga aeroporti i Kukësit për 120 Kuksianë votues të Partisë Demokratike.
Pyetjes së gazetares se ku do gjenden paratë e fluturimit, Rama iu përgjigj se nuk do të jenë nga buxheti i shtetit as nga buxheti i tij personal pasi nuk e përballon dot. Kryeministri la të kuptohet se do të gjejë një metodë alternative për të realizuar këtë premtim të tij.
“Unë e mirëkuptoj influencën e tabelave të gabuara të shumëzimit. Na doli tani që 10 pjestim për 3 bëjnë 3. E vë re që shumë shpesh nga ata që nuk paguajn taksa fare, që ankohen për taksa, por nëse do ta dinin sa taksa paguanin nuk do ta bënin një gjë të tillë.
Nuk do të jetë një fluturim me taksat e qytetarëve as me buxhetin tim pasi nuk e përballoj dot. Është fatkeqësi e madhe që nuk e kuptojnë që nga ideja te zbatimi i projekteve është një rrugë shumë e gjatë. Ne na duhet garanci që rihapja e garës nuk do të sjelli një ofertë e lart. Ne mund ta hapim garën, por nëse brenda 2 javësh nuk vjen njeri dështon procesi dhe ne nuk duam të dështojmë”.