AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama konferencë me ministrin italian/ Kryeministri: Folëm për KÇK-në. Di Maio: Uluni në dialog, të mos kompromentohet integrimi

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në kryeministri ministrin e Jashtëm Italian Luigi di Maio me të cilin tha se ka diskutuar për forcimin e partneritetit të nënshkruar rreth 10 vite më parë mes dy vendeve.

Rama falendaroi ministrin dhe kryeministrin Italian për mbështetjen në marrjen e kryesimit të OSBE-së, si dhe zbuloi se temë e diskutimeve ka qenë edhe reforma në drejtësi dhe “KÇK”-ja.

“Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë që nuk është kursyer asnjëherë në transformimin e Shqipërisë nga një diktaturë në një demokraci funksionale. Me ministrin diskutuam edhe për reformën në drejtësi, KCK-në, pra krimitn e organizuar dhe mora garantimin për të na mbështetur konkretisht dhe çdo ditë në terren. Vitin e ardhshëm mbushen 10 vjet të nënshkrimit të partneritetit strategjik dhe natyrisht këtë partneritet ta përforcojmë. Dua ta falenderoj kryeministrin për ndihmën dhe mbështetjen në marrjen e drejtimit të OSBE, dhe e siguroj që do të bëjmë maksimumin tonë”, tha Rama.

Nga ana e tij ministri di Maio u shpreh se tha se mbështet integrimin e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka folur edhe për sipërmarrjen italiane në Shqipëri që sipas tij mban vendin e parë.

Ministri foli edhe për luftën kundër krimit, si dhe nuk la pa i kushtuar një vëmendje të veçantë tërmetit që shkaktoi pasoja tragjike në vendin tonë. Ai tha se Italia lobon dhe do vazhdojë të kërkojë mbledhjen dhe organizimin e një tryeze donatorësh për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë.

“Aktori politik duhet të bashkohet që të mos kompromentohet procesi i integrimit, duhet favorizuar ulja e tensioneve dhe dialogu mes palëve politike. Italia është investitori i parë i huaj sa i përket sipërmarrjeve në Shqipëri dhe ne do të punojmë më tej për forcimin e kësaj marrëdhënie. Do punojmë për të forcuar më shumë shkëmbimin e informacioneve dhe luftën ndaj krimit. Ne jemi mbështetës të fortë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato që kemi vënë në dispozicion nuk janë e gjitha për dëmet e tërmetit, BE dhe Italia të bëjnë më shumë dhe duhet të bëhet më shumë që Shqipëria ti rikthehet normalitetit. Ne do të kërkojmë që Këshilli i Europës të punojë më shumë për solidaritetin me vendin tuaj. Ne do të punojmë për një konferencë donatorësh që uroj të bëhet në Tiranë. Është një rast dramatik dhe shpreh ngushëllimet me këtë rast kryeministrit dhe familjarëve të viktimave”, tha Luigi di Maio.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *