Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rama “kapet mat” në Shkodër, çfarë i kërkoi qytetari mes pedonales (VIDEO)

Nuk ka qenë një ditë e mirë dje për kryeministrin Edi Rama. Edhe pse kaloi orë të tëra në ekran, ka pasur disa momente të sikletshme si ai i fishkëllimave të të rinjve që do të donte të mos kishin ndodhur.

Më tej një tjetër surprizë e pakëndshme i është rezervuar në pedonalen e Shkodrës, ndërsa një qytetar kishte kërkesën më bazike për të ‘’duam bukë”. Kryeministri ishte duke ecur me disa nga ministrat më të besuar të tij, mes tyre edhe shkodranin Ditmir Bushati.

Askush nuk u ndal pavarësisht thirrjes së qytetarit që dukej i pashpresë. Nga ana tjetër Rama u shfaq tejet i nervozuar në takimin që pati më herët në Tiranës me disa të rinj, ku iu kërkoi atyre që të dilnin në pyll për të fishkëllyer.

“Së pari kam një sugjerim këtu për disa djem që fishkëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni të hipni nëpër pemë dhe të fishkëlleni ndërkohë të tjerët, shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar. Dakord bilbila, ja ku e keni pyllin, ju 10 bilbila që jeni këtu, dilni në pyll, hipni nëpër pemë e fishkëlleni”, u shpreh Rama duke mos e fshehur nervozizmin. 

(E.K/Faxweb) 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *