Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetSportTe FunditTe Gjitha

“Rama ka simpati për mua, kryeministër i zoti i një vendi jo të lehtë si Shqipëria”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi, është shprehur së fundmi për marrëdhënien e mendimin e tij për kryeministrin Edi Rama, për Presidentin e FSHF-së, Agron Duka,  si dhe pritshmëritë e tij lidhur me lojtarët e Kombëtares dhe “Botërorin 2018”.

I pyetur gjatë një interviste për “Konica.al” se çfarë mendon lidhur me kryeministrin që është gjithmonë i pranishëm në ceremonitë ku është edhe ai, De Biazi është shprehur se kjo tregon që Rama ka simpati për të.

“Pse atëherë Kryeministri është gjithnjë atje ku jeni ju, në këto ceremonira?”, ka qenë pyetja që i është drejtuar për cilën Rama është përgjigjur: Mesa duket, nga kjo pikëpamje, ka simpati për mua.

Sipas tij, pavarësisht se kryeministri është tifoz i Italisë, do jetë me kuqezinjtë në botëror, pasi është “një nga tifozët që mezi pret që ne t’i vëmë stërkëmbëshin Italisë dhe që të vazhdojmë deri në fund me këtë ëndërr.”

I pyetur për Ramën si politikan, ai është shprehur: “Sipas meje, po, përtej sportit ka bërë shumë si politikan, ka dhënë një prerje shumë serioze të qenit kryeministër i një vendi jo të lehtë si Shqipëria. Ka bërë një punë të madhe me mendjegjerësinë e tij dhe ka dhënë një impuls shumë të rëndësishëm. Jashtë vendit perceptohet si një person shumë i hapur dhe i zoti.”

E kam parë tek “Invasioni barbariche”, Corriere della Sera javën e kaluar, fliste në mënyrë entuziaste për projektin e Boerit për ristrukturimin e sheshit Skënderbej, ndaj mendoj se deri tani Kryeministri ka punuar shumë mire.

Lidhur me presidentin Duka, trajneri i Kombëtares shprehet se ndryshe nga se gjykohet nga tifozëria, Duka është tifozi i parë i Kombëtares dhe ka të gjithë interesin që gjërat të funksionojnë në mënyrën më të mire.

De Biazi shprehet se sfidat e Shqipërisë në “Botëror 2018” janë të rëndësishme, ndaj duhet punuar fort. Sa për përballjen me Italinë, ai ka thënë se djemtë kanë një interes të veçantë për këtë ndeshje, ndaj do të duhet një përballje shumë të veçantë e shumë të kujdesshme. (XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *