Do presim të përfundojnë hetimet nga institucionet e SHBA për të marrë më shumë informacion në lidhje me çështjet që thoni se kryeministri ka kërkuar për tu lobuar ndaj jush?
Meta: Jo! SHBA ka punën e vetë dhe besoj se ata do ta bëjnë me përgjegjshmëri, ne kemi punën tonë. Rama ka shkelur rëndë Kushteturën e Shqipërisë. Ai në një komunikim tipik mafioz me zyrtar të lartë të rëndësishëm të një vendi që është lider i NATO ka organizuar shantazhe mafioze kundër opozitës, kundër demokracisë dhe kundër zgjedhjeve të lira dhe po ju them, ai Rosini që bashkë me këtë ka dalë në QKR, Mark Rosini jo rastësisht ka dalë në media kur janë djegur mandatet e opozitës dhe jo rastësisht ka sulmuar Berishën, që ska qenë kryetar i PD dhe vendimmarrësi kryesor për atë çështje, gjoja si një njeri të lidhur me Putinin por këta ishin vetë të lidhur me Putinin dhe përfitonin duke u ndihmuar nga kryeministri i Shqipërisë. Ç’pun kishte një zyrtar i FBI të merrej me opozitën në djegien e mandateve. Duhet të shihet nëse këta kanë qenë në Shqipëri dhe cili është roli i tyre në momentet më të errëta në gjithë historinë e shtetit Shqiptar.
Rama flitet të jetë munduar të dëmtojë opozitën, juve si ish-President si kërkonte t’ju dëmtonte përmes lobimit?
Meta: Edi Rama si skuth që është, i mirëprovuar botërisht, natyrisht që përmes veprimeve të pabesa dhe shpërdorimit të imazhit të shqiptarëve tek SHBA, është munduar të mbulojë dhe të ccojë para punët e pista që di të bëjë, sidomos aferat e korrupsionit dhe fuqizimin e krimit të organizuar në vend. Gjithmonë është përpjekur të marrë zgjedhjet si i mori në mënyrë të paligjshme.