Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Të rinjve ‘u vjen në majë të hundës’, hapin dyert e klubit të natës dhe bërtasin: Rama ik! (VIDEO)

“Rama ik” ishte thirrja që dëgjohej mbrëmjen e kaluar në një klub nate në kryeqytet. Të rinjve në Tiranë duket se u ka ardhur ‘në majë të hundës’ me vendimet e kryeministrit, ndër të cilat është e ndaluar hapja e klubeve të natës për shkak të Covidit.

Megjithatë, mbetet e paqartë përse është kjo shenjë revolte, por ditët e fundit u vendos që të gjithë të qëndrojnë me maska në cdo ambient përvec shtëpisë. Edhe në bare e restorante, maska lejohet të hiqet vetëm në momentin që konsumohet një pije apo ushqim. Më pas duhet të vendoset për të shmangur përhpapjen e infeksionit.

Një tjetër vendim i qeverisë që nuk i ka pëlqyer të rinjve dhe artistëve është ndalimi i muzikës pas orës 20:00. Para disa ditësh, u bë virale deklarata e ministrit të Turizmit Blendi Klosi që shprehej se është vërtetuar shkencërisht se në zonat me muzikë, virusi përhapet më shpejt.

“Zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar dhe shkencërisht kudo në botë janë zonat ku virusi përhapet më shumë nga çdo ambient tjetër, pasi valët e muzikës janë ato të cilët përçojnë nëse në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është shumë e madhe.“, u shpreh Klosi, deklaratë që ngjalli reagime të shumta.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *