Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në takimin elektoral me simpatizantë në amfiteatrin e Bylist iu rikthye marrëveshje së arritur me Partinë Demokratike në prak të zgjedhjeve të vitit 2017. Rama u shpreh me ironi se në takimin me kryedemokratin Basha përdori arsenalin e batutave të tij që këtë të fundit most a zinte gjumi.
“E vetmja gjë që nuk gënjen në program është taksa. Nga 0 do e çojë në 9%. Pse? Të flejë Luli në Kryeministri? Le të flejë tek SHQUP ose në makinë, siç e kishin kaput dje. Luli mund të flejë tek shtëpia e vetë, në SHQUP, në makinë, sikundër që e kishin parë dje duke fjetur në mes të rrugës. Unë e kam pasur përballë, kemi qenë bashkë. Kam përdorur të gjithë arsenalin e barsaletave të mia që mos të ma zinte gjumi pa lidhur marrëveshjen se shkoi edhe vonë. Se kisha hall mos ma zinte gjumi. Le të shkojnë tek emisioni ‘Përputhen’”, tha Rama.