Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama i përmendi Kanunin, nuk ndalet Meta: Mjaft më me këtë pakicë, të gjithë në shesh me flamujt…

Pak minuta pasi kryeministri Edi Rama e quajti të turpshëm qendrimin e tij ndaj ndërkombëtarëve, presidenti Meta, jo vetëm që nuk është tërhequr, por ka insistuar me thirrjen e tij për takimin e 8 Dhjetorit në qytetin Studenti.

Postimi i plotë i Metës: 

Të dashur qytetarë!

Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!

Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.

Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre.

Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!

 Çfarë tha Rama sot: 

Ajo që bën Kreu i Shtetit ndaj përfaqësuesit është jo vetëm e turpshme, jo vetëm në kundërshtim me konventën e Vjenës, po është e turpshme që për paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni: Shpia e shqiptarët është e Zotit dhe e mikut.

Turp turp turp, jemi në një linjë me SHBA sepse ne e bëjmë këtë për gjeneratat e tjera, sepse kjo është rruga e duhur, që e çon vendin tonë në një nivel si ai që e shohim me admirim nga larg. Në cdo hap për reformën në drejtësi, me anëtarët e gjykatës kushtetuese kemi qenë 100% në një linjë me partnerët tanë. Ata nuk janë në Shqipëri, as për të qeverisur e as për të marr dardha janë për të garantuar interesat strategjike në lidhje me Shqipërinë

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *