Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Rama i përfshirë në krimin e Durrësit”, Ngjela thirrje kryeprokurorit të hetojë kryeministrin: Kërkon të zhdukë provat si i çmendur

Avokati Spartak Ngjela akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka faj për gjithë tragjedinë që ndodhi në Durrës prej tërmetit. Për këtë arsye, ai kërkoi nga kryeprokurori i ri, Olsian Çela hetimin e Ramës.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Ngjela deklaroi se i pari i qeverisë po bën ç’të jetë e mundur që provat që e implikojnë atë të zhduken.

“Çfarë po fshihet në krimin e Durrësit? Nga shqetësimi i kryeministrit shqiptar, dhe nga gënjeshtrat e tij për historinë e pallateve të rrëzuar kuptohet se ai, vetë ose familjarisht, është i përfshirë në këtë krim të madh.

Por, të shqetësuar janë gjithashtu edhe Saliu, Meta dhe Basha, kuptohet që janë të përfshirë në pallatet e rrëzuar. Kjo është gjendja e krimit, prandaj Rama është lëshuar si i çmendur për të zhdukur gjurmët”, tha avokati.

Ai listoi edhe 9 pyetje që sipas tij, duhet të marrin përgjigje gjatë hetimeve të prokurorisë, për të ndëshkuar më pas fajtorët e vërtetë për situatën e krijuar në Durrës.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Prokurori i ri i Përgjithshëm duhet ta dijë që, nëse e realizon hetimin e imët të krimit të madh shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë, i ka bërë Shqipërisë shërbimin më të madh në njëqind vjet. Por, edhe karierës së tij në Shqipëri. Ai dhe ekipi i tij do të jenë pa dyshim drejtuesit moralë të shtetit shqiptar në një të ardhme të afërt.

Por, a e kuptojnë dot këtë prokurorët shqiptarë! Zhvillimi shqiptar sot kërkon moralitet dhe duhet ta kuptojnë të gjithë që moraliteti vendoset me anë të ligjit. Mungesa e ndëshkimit ka shtypur ligjin dhe legjitimitetin në Shqipëri, prandaj, ndëshkimi i autorëve të këtij krimi të madh, fillon etapën historike të vendosjes së moralitetit në drejtimin e shtetit shqiptar. Çfarë po fshihet në krimin e Durrësit?

Nga shqetësimi i kryeministrit shqiptar, dhe nga gënjeshtrat e tij për historinë e pallateve të rrëzuar kuptohet se ai, vetë ose familjarisht, është i përfshirë në këtë krim të madh. Por, të shqetësuar janë gjithashtu edhe Saliu, Meta dhe Basha, kuptohet që janë të përfshirë në pallatet e rrëzuar.

Kjo është gjendja e krimit, prandaj Rama është lëshuar si i çmendur për të zhdukur gjurmët. Po prokurorët, do të shiten apo do të tremben në këtë rast hetimor? Kjo do të varet nga forca që do të tregojë Prokurori i Përgjithshëm. Në çdo hetim ngrihen pyetjet thelbësore ku duhet të mbështetet zbulimi i së vërtetës.

Në lidhje ne këtë çështje hetimore që ka filluar nga prokuroria, pyetjet që unë i ngre Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të hetimit janë këto: Sa pallete iu janë rrëzuar shitësve familjarë të Ramës, Berishës dhe Metës në Plazhin e Durrësit? Ku është gjetur pronësia mbi truallin në bregdet, dhe, si e ka historinë kjo pronësi në breg të detit, kur dihet se bregdeti ka qenë tokë shtetërore absolute?

Kur është shitur bregdeti, nga cili kryeminister, dhe si? Cilat janë firmat e ndërtimit dhe pronarët e parë të pallateve të rrëzuar? Çfarë lidhje kanë këto firma ndërtimi me kryeministrat Berisha, Rama dhe Meta? Nga sa aparranente kanë disponuar familjarët e Ramës, Berishës dhe Metës në pallatet e rrëzuar, por edhe në ata që nuk janë rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit?

Sa janë përfshirë gratë dhe fëmijët e kryeministrave në tregun e ndërtimit në plazhin e Durrësit, dhe si? Zoti Prokuror i Përgjithshëm; këto janë pyetjet që ngrenë shqiptarët sot. Çfarë mendoni për këto pyetje, a do të marrin një përgjigje që t’i qëndrojë të vërtetës? Zoti Prokuror i Përgjithshëm; ju mendoni se unë po pyes kot?

Jo, unë nuk pyes kot, dhe i ngre këto pyetje që t’i hetojë edhe gazetaria. Edhe gazetarët, televizionet dhe gazetat që do t’i japin me fakte përgjigjet e pyetjeve të më sipërme, do të lansohen në historinë e shpejtë të Shqipërisë. Të tjerat medie që do t’i fshehin, sigurisht që do të ndëshkohen bashkë me të inkriminuarit në këtë krim shtetëror.

Krimi i bashkëpunimit korruptiv të politikës së lartë me mafien e ndërtimit, duhet të hetohet domosdoshmërisht; kjo është kërkesë imperative e kësaj kohe historike.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *