Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur ironsë së Ramës se “demokratët ngrohen në diell” ndërsa nënkuptoi se vendet e tyre në Kuvend po i zënë kryetarë të partive të vogla politike, të cilët do të përfshihet në listat e PD. Në një shkrim në Twitter, Basha i thotë se me 25 prill do e kuptojë se të gjithë janë mërzitur me Ramën dhe do e largojë nga qeveria.
“Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha.
Reagimi i tij erdhi pas videos së Ramës në Instagram, ku shkruan se Basha u tremb pikërisht nga memet, kur pa “në ëndërr që memet do ndaloheshin me ligj”. Dhe më pas thoshte se vendet e demokratëve në listat e PD do i zënë memexhinjtë duke iu referuar personazheve të politikës si Dashamir Shehu dhe Nard Ndoka, fjalët e të cilëve përdoren shpesh nga faqe humori.
View this post on Instagram