Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rama i ka bërë bllok në telefon, ish deputeti i tij e ngushëllon publikisht: Nuk e imagjonoj dot dhimbjen që të rrethon…

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe dhe si ”Kaubojsi”, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama, për humbjen e nënës së tij.

Ndocaj thotë se Rama i ka bërë bllok në telefon, për arsye që vetë ai nuk i di, e megjithatë shprehet se humbja e nënës është një nga më të mëdhatë në jetën e një njeriu.

“Zoti Kryeminister Edi Rama per shum arsye qe me keni bllokuar sarri dot as tju telefonoj dhe tu dergoj nje mesazh ngushllimet per humbjen e nenes tende .

Bashkohem me ngushellimet e te gjitheve per ty dhe familjen tende z Rama. Me vjen keq per humbjen e Nenes tuaj, kush e ka provuar humbjen e te dashurve te tije arrin te te kuptoje mire se cfare po kaloni ju tani.

Nuk e imagjinoj dot dhimbjen qe te rethon, por ja qe kjo eshte vazhdimesia e jetes, rruga qe kalojme te gjithe. E megjithese jo ne forme fizike ai ende do vazhdoje te jetoje brenda teje dhe familjes tende. Mos harro se ata qe jetojne ne zemrat e te tjereve asnjehere nuk vdesin. Eduart Ndocaj”, shkruan Ndocaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *