Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli deklaroi se pavarësisht se Rama ka vjedhur zgjedhjet, Basha i ka humbur ato.
I ftuar në Syri Tv, Fatbardh Kadilli theksoi se demokratët që kanë votuar Bashën në krye të PD-së janë përgjegjës për rezultatin që do vijë më pas.
“Demokratët që votuan Bashën janë përgjegjës për rezultatin që do të vi më pas. Janë dy çështje. Rezultati është një çështje. Basha ka humbur, nuk ja ka vjedhur fitoren Rama. Ka pasur blerje vote. Po, ka pasur. Edi Rama i fiton zgjedhjet edhe pa blerje. Basha ka humbur, Rama ka fituar. Ka blerë vota sa të duash, por ka fituar. Rama ka bërë çdo lloj gjëje për të fituar, por gabimet e Bashës ka qenë më të mëdha, E la territorin bosh. Populli opozitar nuk është për të protestuar për Astirin,” tha Kadilli.
(E.H/Faxweb.al)