Kryeministri Edi Rama ka lënë pas krahëve karantinën në të cilën qendroi në dy javët e kaluara, dhe ka shkuar sot në Thumanë ku ka inspektuar punimet për rindertimin e banesave që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në shoëërinë e ministrit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe një grupi inxhinierësh, Rama tha se duhet bërë çmos që shtëpitë individuale të ndërtohen deri në Vit të Ri.
“Nisim rindërtimin! Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort”, shkruan Rama në Facebook.
Pavarësisht se ekspertët e shëndetësisë kanë rekomanduar përdorimin e maskave apo dorezavem, vetë Rama dhe minsitri Ahmetaj nuk kanë preferuar që ti vendosin, në ndryshim nga pjesa tjetër e të pranishmëve.