Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Rama gënjen, çdo biznes i vogël torturohet”, premtimi i Bashës për taksat: Do paguajnë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sqaruar me detaje programin për biznesin e vogël duke theksuar se Rama mashtroi shqiptarët me premtimin e tij se do zerohet taksa për biznesin e vogël.

Nëse do të bëhet kryeministër, Basha thotë se do të vendosë taksë 0.5% të xhiros vjetore dhe shton se biznesi më i madh ndër më të vegjlit do të paguajë vetëm 700 mijë lekë të vjetra në vit.

“Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Ramës, sepse çdo biznes i vogël sot torturohet me taksa lokale. Mesatarisht biznesi i vogël, paguan sot deri në 7 herë më shumë taksa. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Biznesi më i madh ndër të vegjlit do paguajë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit. Kush i paguan rregullisht, i vendoset një pullë fiskale në hyrje të dyqanit dhe nuk do të shohë në presion tatimorësh apo inspektorësh”, tha Lulzim Basha. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *