Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama ”fut hundët” dhe në Malin e Zi, shkon në vizitë private, ja cilin politikan ka takuar

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi, transmeton Vijesti me seli në Podgoricë.

Sipas të përditshmes malazeze,  kryeministri Rama u takua në një restorant në Tuz me Nikë Gjeloshaj, kryesuesi i Listës Shqiptare, i cili tashmë ka kaluar në opozitë, pas rezultatit të zgjedhjeve.

Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” takimin me Ramën, por nuk deshi të japë detaje më shumë rreth asaj çfarë u diskutua.

“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha ai për mediat vendase.

Burimet e “Vijesti” pretendojnë se temë e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i shumicës në Malin e Zi.  Kujtojmë se kryeministri Rama  ka mbështetur Milo Gjukanoviç dhe partinë e tij DPS në fushatën zgjedhore, parti e cila zbriti nga pushteti pas gati 30 vitesh.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *