Një shkëmbim replikash që nisi fillimisht me një deklaratë të Edi Ramës si ftesë për bashkëpunim me Lulzim Bashën pas 25 prillit shtangu opinionin publik i gjendur në mes të një fushate me akuza e kundërakuza ndërmjet palëve.
I pyetur se si e sheh këtë ‘dialog’ në distancë, Presidenti Meta u shpreh:
“Ftesa e Ramës është e sinqertë njësoj siç kanë qenë edhe ato të mëparshëm, e 17 majit, problem qëndron tek përgjigja. Duan të bëhen të dy, ta bëjnë që tani, duan ta bëjnë të tre apo të dymbëdhjetë, ta bëjnë që tani. Ta dinë që do t’i mundë Bojkeni i vetëm”.