AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rama flet për sondazhin e manipuluar të ministrave: Gënjeshtër. Gazetari: Shumica e IP në selinë e PS

Kryeministri Edi Rama e ka filluar me përplasje me gazetarin Blendi Fevziu, sa i përket manipulimit të një sondazhi, të bërë nga “Opinion” mbreme, për të kuptuar sa njihen ministrat nga qytetarët shqiptarë.
I ftuar në emision, kryeministri Rama e përgënjështroi këtë gjë dhe tha se në atë sondazh nuk ka pasur ndërhyrje nga ministrat, apo stafet e tyre, për të ndryshuar rezultatet sondazhit.
Ndërkohë Fevziu kembenguli duke i besuar sondazhit të bërë në emisionin e tij duke i thënë se shumica e IP të kompjuterëve ishin nga selia e PS-së.

Debati:

Rama: Keni harxhuar kohën e telespektatorëve për një pseudo sondazh, duke iu thënë njerëzve që ministrat e kësaj qeveria kanë ndërmarrë një operacion për të rritur pëlqyeshmërinë e tyre në atë pseudo sondazh. Së pari duhet t’i thoni njerëzve që ai është thjesht një anketim për ata që ndjekin një emision apo gazte. Ata janë njerëz që janë të motivuar që shkruajnë, ata që e ndjekin emisionin dhe janë të pamotivuar, nuk shkruajnë

Është e pavërtetë që në atë sondazh ka pasur ndërhyrje nga ministra apo stafe të tyre. E kemi vërtetuar. Në një vend tjetër, nëse do të ndodhte diçka e tillë, do të bëhej hetim sepse atë gjë mund ta bëjnë edhe forcat që duan të diskreditojnë qeverinë e një vendi. Unë nuk mendoj që janë forca të huaja, mendoj që janë forca të brendshme. Është një gënjeshtër.

Fevziu: E patë ju vetë emisionin?

Rama: Unë nuk shoh emisione

Fevziu: Meqë nuk sheh emisione, ne bëmë testim në tre pjesë, nuk thamë sondazh, por testim. Testimin e parë e bëmë duke nxjerrë gazetarët për të pyetur qytetarët në rrugë.

Rama: Qytetarët në rrugë varet kush qëllon

Fevziu: Sigurisht kush qëllon, qëlloi edhe Basha

Fevziu: E dyta i nxorëm me letër në dorë me fotografitë e ministrave. E treta IP e përdorura, një pjesë e tyre location e kanë te partia socialiste, në selinë e PS.

Rama: Është gënjeshtër. Në selinë e PS, tani që flasim, aty ku do vendoset i gjithë operacioni dixhital, është kantier ndërtimi

Fevziu: Pse asnjë kompjuter nuk ka në PS?

Rama: Ekipi që merret me këtë punë, nuk është në PS.

Fevziu: Herën tjetër shiheni emisionin para se të dilni në përfundime

R.G/FAXWEB.AL

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *