Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Numri i familjeve të ndihmuara, Rama “pranon” përgënjeshtrimin i PD-së. Heq nga Facebook-u shifrat

Sot pasdite Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi akuzoi qeverinë në lidhje me publikimin për ndihmat ndaj familjeve në nevojë në këtë situatë të jashtëzakonshme që po kalon vendi si pasojë e pandemisë.

Bardhi tha se çdo mbrëmje qytetarët ushqehen me një gënjeshtër të re, referuar orarit të postimit të kreut të ekzekutivit ku publikon të dhënat për ndihmat.

Ajo që vihet re mbrëmjen e sotme nga profili zyrtar i kryeministrit në Facebook është se ai ka nuk I ka postuart të dhënat si netët e tjera

Nëpërmjet dokumentit të publikuar nga Bardhi pretendohet se qeveria ka shpërndarë pako ushqimore vetëm tek 9 059 familje që nga shpërthimi i epidemisë më 9 mars, ndërsa qeveria njofton se po ndihmohen 10 mijë familje në ditë.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *